“Kosova po digjet ngadalë”, Rama: Propozimi im për Asociacionin është “Top”, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Nëse dështon takimi me Kurtin nesër…

kosova po digjet ngadale rama propozimi im per asociacionin eshte top e kane bere eksperte te nivelit me te larte boteror nese deshton takimi me kurtin neser
kosova po digjet ngadale rama propozimi im per asociacionin eshte top e kane bere eksperte te nivelit me te larte boteror nese deshton takimi me kurtin neser

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar disa herë se çfarë mund të ndodhë nëse Kosova dhe Albin Kurti nuk bëjnë një hap pas dhe t’i përgjigjen apelit të ndërkombëtarëve për tensionet në Veri.

Rama tha se Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet.

Sa i përket propozimit të tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe tha se nuk është kot, por “Top” dhe se e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror.

Lidhur me dështimin e një takimi me Kurtin ditën e nesërme, Rama theksoi se jeta vazhdon keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë dhe për kryeministrin e Kosovës, kur ne do vazhdojmë pasi vëllazërinë nuk e kemi politike.

Kryeministër a po e sanksiononi ju i pari Kosovën në bashkërendim me ndërkombëtarët dhe nëse Kurti nuk ju pret nesër në Gjakovë çfarë ndodh më pas mes dy vendeve?

Rama: Jo.

Ju thatë se komunikimet e sotme të Albin Kurtit nuk ju kanë ndikuar te kjo vendimmarrje për të anuluar mbledhjen atëherë çfarë ndryshoi që ju e morët vendimin nëse nuk është sanksion?

Rama: Jo fare, kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj, s’ka asnjë problem dhe nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë një mbledhje si UFO.

Shqipëria nuk është ufo të paktën. Shqipëria është pjesë e pandashme e Bashkësisë EuroAtlantike dhe nuk mundet as të bëjmë një teatër me marrëveshje për bujqësinë, për blegtorinë dhe për të tjera që janë shumë të rëndësishme dhe janë gati dhe mund të bëhen dhe pas 2-3 javësh, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike sot që krijoi Kosovën, të atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e Kosovës së pavarur. I marr me mend. Kanë të drejtë të nënqeshin dhe përqeshin. Sikur thonë ‘hë e donit shtet’ dhe këtë gjë ne nuk duhet ta lejojmë, duhet të bëjmë çmos ta pengojmë, duhet të bëjmë çmos që të mos ndodhë.

Për çfarë bëhet? Për një të ngujuar atje që nuk ushtron dot, jo detyrën, por as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal që të dalë të marrë ajër jashtë godinës. Për çfarë? Sepse ajo që u bë me zgjedhjet ishte gjëja e duhur, por ajo nuk u bë, besoj unë të paktën, që ajo u bë që edhe komunat me shumicë dërrmuese serbe t’i qeverisin shqiptarët. Ajo u bë për t’iu thënë serbëve që ju bojkotoni, po mirë ne nuk i lëmë institucionet e qeverisjes vendore në vakum edhe sikur aty të hyjnë kryetarë komunash me 2 vota. Saktë! Ama në momentin kur krijohen kushtet kur ata të rifuten në zgjedhje dhe në momentin kur ti thua jam gati të bëj zgjedhje të parakohshme, gjëja e parë që bën çliron të vetëburgosurin e vetëvendosur në një godinë të mbushur me policë ku nuk ka asnjë punonjës, ku nuk bëhet asnjë aktivitet zyrtar, burokratik, por ku i vetëvendosuri i vetëburgosur rri aty si simbol i një absurdi dhe pastaj vazhdon procesi me pjesën tjetër.

Unë nuk jam ariu. Unë jam kryeministër i Shqipërisë, kam bërë një propozim, janë bërë dhe propozime të tjera, ka dhe drafte të tjera, as nuk kam kërkuar t’i imponohem kujt, as nuk kam kërkuar që ai draft të implementohet pa e parë. Nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë bravo dhe as ta pranojë sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin me demek do e bëjë një ekip menaxhimi që është me serbët dhe ku di unë. Unë nuk pres nga ai, por minimalisht qeveria, kryeministri i Kosovës thotë ok ta shohim. Çfarë problemi ka, merre njëherë shihe se nuk dihet. Mund të jetë kot, por ju siguroj që është top, sepse nuk e kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Ata që e kanë marrë në Paris, Bruksel, Berlin, në Uashington kanë vetëm fjalë të mira. E keqja është që ka një pengesë psikologjike të fortë që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga të dy.

Çfarë ndodh nëse dështon takimi nesër?

Asgjë. Jeta vazhdon keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë dhe për kryeministrin e Kosovës sepse në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshme për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson nuk do ta ketë të mundur. Kjo është e tmerrshme. Ne do vazhdojmë, vëllazërinë nuk e kemi politike, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjtë, gjuha e njëjtë, historia e njëjtë dhe e ardhmja e njëjtë, kështu që ne do të vazhdojmë. Ne nuk bëhemi palë në një absurd, s’kemi se si. Do të ishte një tradhti e madhe që do i bëhej Kosovës përveçse një çmenduri për Shqipërinë.

Ne kemi detyrë t’ia themi copë saç i ka Albini dëshirë gjërat kur i thotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts