Kosova pranon edhe 3,510 vaksina antiCOVID nga Bashkimi Europian

Kosova ka pranuar edhe 3,510 vaksina antiCOVID-19 nga Bashkimi Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Mësohet se sot janë realizuar 550 vaksinime në Prishtinë, ndërkohë vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera. MSH njofton se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57,615.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Krahas planit të vaksinimit, MSh u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *