Kosova regjistron 11 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Njëmbëdhjetë raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,719 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 26 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 447. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Deri më tash, mbi 742,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër koronavirusit për vaksinimin edhe të qytetarëve jokosovarë.

Ministria përsëriti thirrjen për vaksinim në cilëndo qendër vaksinimi në Kosovë. Kosova, aktualisht, ka shkallën më të ulët të infeksionit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, pozitiviteti i rasteve në Kosovë është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është mbi 22 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *