Kosova regjistron 29 raste të reja me Covid-19 dhe një viktimë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, në 24 orë janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.448 persona.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1.043.

Njoftimi:

13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.

Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448. Në total numri i rasteve aktive është 1.043.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *