Kosova regjistron një viktimë dhe 2,957 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11,913 mostrave. Nga kjo shifër del se 24.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743.

Sa i përket vaksinimit, punëtorët shëndetësorë kanë administruar edhe 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 801,281 persona, me dozën përforcuese 44,143 dhe me atë të tretë janë imunizuar 10,781 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese apo atë të tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.