Kosova rishikon sot masat anti-Covid, mblidhet Komiteti në orën 15:00

KOSOVA

Kosova do të rishikojë sot masat anti-Covid me fillimin e pranverës. Kryeministri në detyrë, Hoti thotë se në orën 15:00 do të mblidhet Komiteti për të marrë vendime.

Një prej vendimeve do të jetë pushimi pranveror për arsimin, ndërsa do të ketë edhe rishikim të masave në fuqi.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Pas takimit me  Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj,  Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *