Kosova shton mundësitë për caktimin e orareve për vaksinim anticovid

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur të martën se platforma eKosova, ku mund të bëhen terminet për vaksinim kundër koronavirusit, mundëson tani që një person të caktojë termine edhe për dhjetë persona të tjerë. Ministria po ashtu tha se ka shtuar terminet e reja për vaksinim, por nuk dha më shumë detaje.

Kosova ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Ministria e Shëndetësisë tha për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht. Dozën e parë e kanë marrë 35 për qind e qytetarëve.

Kosova, javëve të fundit, është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve. Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga koronavirusi dhe 8,901 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat kundër koronaviurusit, përfshirë: bartjen e maskës, higjienën dhe ruajtjen e distancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *