Kosova siguron mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer. Ja çfarë thotë ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer.

Kështu u shpreh ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u konfirmua përfundimi i negociatave me Pfizer.

“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer. Kurti theksoi se falë kësaj marrëveshje do të vaksinohet 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *