Kosovë, pacientit i hiqen më shumë se 20 gurë në veshka dhe në kanalin urinar (Foto)

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një ndërhyrje kirurgjike te një pacient, të cilit i hoqën më shumë se 20 gurë në veshka dhe në kanalin urinar.

Në njoftim thuhet se pacienti me inicialet S.M., i moshës 52-vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

Pas ndërhyrjes së suksesshme dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.