Kosovë zgjedhjet/ 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë në raundin e parë, PDK merr 4, LDK dhe AAK nga 2

Ndërsa procesi i numërimit të votavë po shkon drejt fundit, rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë komunat në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, ku nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse udhëheq në disa prej tyre, shkon në balotazh .

Partia Demokratike ka arritur të fitojë 4 komuna pa nevojën e balotazhit, përkatësisht Skenderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Hani i Elezit. Gjithashtu udhëheq në Kaçanik, por do të përballet në balotazh me LVV.

LDK ka fituar dy komuna, Pejë dhe Lipjan, ndërkoh AAK, ka marrë Suharekën dhe Deçanin.

Lista serbe ka dalë më e fituar në këto zgjedhje pasi ka fituar 9 prej 10 komunave në të cilat garonte.

Vlen për tu theksuar, se tashmë janë përcaktuar 17 kryetarë të rinj të komunave në Kosovë dhe 21 të tjera do të duhet të garojnë në raundin e dytë për të mësuar kryatrain e tyre.

Disa nga komunat e rëndësishme që do të kenë nevojë për një raund të dytë, pasi shkojnë në balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Podujeva dhe Gjakova

Në zgjedhjet e së dielës, morën pjesë rreth 43 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *