KQZ kthen listat e kandidatëve për partinë e Topallit dhe Murrizit. Ja arsyeja! Celibashi: Nëse edhe të tjerët do të kenë probleme me…

SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të kthejë listën e kandidatëve për deputetë për partinë “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit dhe “Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare”, e drejtuar nga Myslim Murrizi.

topalli-murrizi-kqz

KQZ thotë se këto forca politike duhet të korrigjojnë dokumentacionin e listave shumë emërore të depozituara për në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë, lista e kandidatëve i është kthyer edhe “Partisë Lëvizja e re” dhe “Partis Aleanca Demokracia e Re”.

Komisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se nëse edhe partitë e tjera politike do të kenë parregullsi me dokumentacionin do të ketë seanca publike dhe mund të merren vendime të njëjta.

KQZ ka shqyrtuar dhe vlerësuar dokumentacionin e atyre subjekteve që e kanë sjellë dokumentacionin që në orën 9 të mëngjesit dhe më pas me subjektet e tjera. Fakti që në rendin e ditës së mbledhjes së sotme janë vetëm 4 subjekte, nuk përjashton që edhe për subjektet e tjera, nëse gjatë verifikimit do të rezultojë se ka probleme me dokumentacionin nuk do të ketë shqyrtim dhe seancë publike.

Procesi i vlerësimit po bëhet edhe për subjektet e tjera. Deri tani përfundoi shqyrtimi i parë i dokumentacionit për këto subjekte. Po vlerësojmë edhe subjektet e tjera dhe  në rast se do të verifikohet që edhe për subjektet e tjera, qoftë PS, PD apo LSI, do të ketë shqyrtim edhe për rastin e tyre”, tha Celibashi.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *