KQZ nuk i hoqi mandatin, PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj! Ja për çfarë akuzohet










pd-qerimismailaj

Pavarësisht se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn për falsifikim të formularëve të dekriminalizimit.

Selia blu njofton se sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi ka depozituar kallëzimin në prokurorinë e posaçme. Sipas PD-së, rezulton se ai është dënuar në Greqi me 3 vite burgim në vitin 2000.

“Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000. Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit” – thuhet në kallëzimin e demokratëve.

Më herët, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të mos i heqë mandatin kryebashkiakut Qerim Ismailaj pas ankesës së PD-së me pretendimin se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Edhe shkalla e dytë e “gjykatës” brenda KQZ-së, KAS rikonfirmoi në detyrë Qerim Ismailajn.

Njoftimi i PD-së

Pas denoncimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nga Partia Demokratike, ku rezultoi e vërtetë se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi, KQZ refuzoi t’i heq atij mandatin. Por, Partia Demokratike ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në gjykatë gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, me anë të një kallëzimi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000. Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të fillojë procedimin penal ndaj shtetasit Qerim Ismail Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe të marrë ndaj tij masën e ndalimin “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Lexoni edhe: Nuk iu hoq mandati, PD për kryebashkiakun e Mallakastrës: Dënimi me 3 vite në Greqi e ndalonte nga kandidimi në 2019, vendimi i KQZ antiligjor

Lexoni edhe: Kërkuan shfuqizimin e vendimit, KAS rrëzon ankimin e PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *