Krahasimi pas 7 javëve/ Skënderbeu, më keq se në sezonin e kaluar








Skënderbeu thyen një rekord pikësh të grumbulluara në shtatë javë të luajtura. Nuk bëhet fjalë për një rekord pozitiv për korçarët, por diçka negative që e shohin gjithnjë e më poshtë ekipin bardhekuq në raport me statistikat dhe pikët e grumbulluara në sezonin e ri.

SKENDERBEU 1

Pavarësisht se pretendimet dhe objektivat janë shumë më ndryshe se nga ato të një sezoni më parë, kur kanë luftuar deri në limite për qëndrimin në kategori, kjo nuk po duket nga rezultatet e deritanishme. Edhe pse në fillim të sezonit korçarët e “katapultuan” veten në pesë-gjashtë vendet e para, diçka e tillë nuk ndodhi të paktën në këto shtatë ndeshje.

Madje, edhe rezultatet nuk justifikojnë atë objektiv të vendosur nga drejtuesit. Me laps dhe letër në dorë, përtej gjithçkaje, Skënderbeu është në një pozicion më të keq se ai i një sezoni më parë. Nga shtatë javët e marra në analizë statistikore, këtë sezon, bardhekuqve u mungojnë dy pikë dhe për më tepër ndodhen në vendin e fundit.

Duke iu referuar statistikave të sezonit të kaluar, Skënderbeu kishte arritur të grumbullonte pesë pikë në shtatë javët e para (një fitore në transfertë, dy barazime dhe tri humbje).

Këtë sezon bardhekuqtë ende nuk e kanë provuar shijen e fitores, teksa njohin vetëm katër humbje dhe tri barazime. Ajo që e bën akoma edhe më të rëndë faktin e shifrave janë golat e shënuar dhe ato të pësuar.

Korçarët kanë shënuar këtë sezon katër gola dhe kanë pësuar 11, ndërsa në kampionatin e kaluar pas 7 javëve kishin të njëjtin numër golash të pësuar, por arrinin të shënonin një gol më shumë.

Të gjitha këto tregojnë për një ekip të zhytur në krizë rezultatesh, që duhet sa më shpejt të reagojë për të shmangur fundin e tabelës.

Ngushëllimi i vetëm në këtë situatë në kampin bardhekuq është fakti se arbitrat kanë marrë disa vendime të gabuara në dëm të ekipit, me penallti të dhëna kundër Skënderbeut dhe disa të mosakorduara në favor të tyre.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *