Kraja: Veliaj rriti çmimin e ujit dhe taksat për qytetarët e Tiranës, më 19 prill të gjithë në protestë ndaj padrejtësive

kraja veliaj rriti cmimin e ujit dhe taksat per qytetaret e tiranes me 19 prill te gjithe ne proteste ndaj padrejtesive

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Akil Kraja, me anë të një deklarate për mediat deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit dhe taksat në kryeqytet me 40 përqind.

Kraja iu bën thirrje qytetarëve që më 19 prill të jenë në protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër padrejtësive.

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:

Thellësisht i turbulluar, i shpërfytyruar, dhe i kompleksuar dukej Erion Veliaj në daljen e tij televizive të para pak ditëve. Dhe nuk mundej ndryshe. Ashtu si dhe me inceneratorin që nuk ekziston, Erion Veliaj ka përgjegjësi direkte për abuzimet skandaloze që kanë ndodhur me taksat e tenderat në Bashkinë Tiranë.

Rikujtojmë sesi në vitin 2018 Erion Veliaj dhe Redi Molla rritën me 40% çmimin e ujit për banorët e Tiranës. Asokohe, deklarata ime në cilësinë e këshilltarit bashkiak, se kjo rritje përbënte një aferë, i krijoi Erion Veliajt ‘një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore’.

Një përcaktim psikologjik ky i bërë nga vetë Erion Veliaj në padinë që ai më hapi në vitin 2018 pikërisht mbi këtë çështje. I turbulluar vërtetë pasi Erion Veliaj sipas vendimit të Këshillit Bashkiak i datës 3 shtator 2015 ka përgjegjësi direkte për atë çka ndodhte në UKT si i vetmi person, e ripërsërisim, si i vetmi person i mandatuar për të përfaqësuar Bashkinë Tiranë në Asamblenë e përgjithshme të shoqërisë aksionere UKT. Është në po të njëjtin vendim të Këshillit Bashkiak ku dhe Taulant Tushe përcaktohej si anëtar i këshillit mbikëqyrës së UKT.

Koha na dha te drejtë, ne UKT kishte afera korruptive nga më të paimagjinueshmet. Janë të njëjtit njerëz dhe e njëjta skemë si me menaxhimin e mbetjeve. Ashtu siç u rrit çmimi i ujit me 40%, ashtu u rritën dhe taksat e pastrimit për të financuar tendera miliona eurosh në UKT e EcoTirana, dhe ku në bordet e tyre vendoseshin po të njëjtit njerëz si Taulant Tusha, ndërkohë qe tenderat dhe aksionet ja kalonin miqve ‘porta-nome’ si Klodian Zoto.

Bashkia Tirane2
Bashkia Tirane2

Rrit taksat, fry tenderat, ndërto hotel lluksi. Prokuroria speciale nuk mundet veçse ta trajtojë grupin 5D, drejtorët e Erion Veliajt, Klodian Zoton dhe vetë Erion Veliajn sipas dispozitave të kodit penal të një grupimi të strukturuar kriminal. Janë të njëjtit njerëz dhe e njëjta metodë si tek UKT, si tek inceneratori që nuk ekziston apo tek EcoTirana.

Çdo formë tjetër është një amnisti që SPAK i bën korrupsionit në Bashkinë Tiranë.

Nuk ka më asnjë dyshim, ‘turbullimi i gjendjes shpirtërore’ të Erion Veliajt ka qenë një shfaqje e sindromës së fajësisë, një vetë-akuzim nga mashtruesi më i madh që ka njohur historia e kryeqytetit. Ai duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme. Të premten, dt. 19 prill, në orën 11.00 Tirana duhet të jetë në protestën finale para Bashkisë për të çrrënjosur këtë sekt kriminal. O sot o kurrë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts