Kremini urdhëroi tërheqjen e trupave nga Khersoni, zëdhënësja e Ministrisë ruse: Rusia e gatshme të negociojë me Ukrainën

kremini urdheroi terheqjen e trupave nga khersoni zedhenesja e ministrise ruse rusia e gatshme te negocioje me ukrainen
kremini urdheroi terheqjen e trupave nga khersoni zedhenesja e ministrise ruse rusia e gatshme te negocioje me ukrainen

Teksa Rusia ka këmbëngulur prej disa kohësh se është e prirur të hyjë në negociata me Ukrainën, lajmet për tërheqjen e saj të afërt nga Kherson shfaqin deklaratat e fundit në një skenar tjetër të mundshëm.

“Federata Ruse është e gatshme të negociojë me Ukrainën, duke marrë parasysh realitetet që po zhvillohen në këtë moment”, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse. Kjo deklaratë erdhi pak përpara se gjeneralët rusë të thoshin se forcat do të tërhiqen nga Kherson, një qytet që Vladimir Putin e kishte aneksuar vetëm pesë javë më parë.

Sky News raporton se pavarësisht skepticizmit që rrethon komentet e fundit të Zakharovas, ekziston mundësia që ato të pasqyrojnë një gatishmëri më të vërtetë nga Moska për t’i dhënë fund agresionit të saj në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts