
14:10 24/03/2022
Kremlini vijon edhe përditëson çdo ditë me informacione mediat. Moska ka konfirmuar që pronari i Chelsea dhe oligarki rus, Roman Abramovich, ka luajtuar një rol të hershëm në bisedimet e paqes me Ukrainën.
Abramovich tashmë është sanksionuar nga SHBA, Britania dhe BE. Ai nuk mund të përfitojë nga shitja e Chelsea.
Kremlini shtoi se arsyeja pse Ministri rus i Mbrojtjes nuk është shfaqur në publik për një kohë është sepse ai është i zënë dhe nuk është “koha e duhur” për paraqitje në media./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al