Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO, kërcënim për Rusinë

kremlini anetaresimi i finlandes ne nato kercenim per rusine
kremlini anetaresimi i finlandes ne nato kercenim per rusine

12:49 12/05/2022

Rusia është shprehur se plani i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n është një kërcënim për Rusinë dhe sipas Kremlinit, zgjerimi i bllokut ushtarak nuk do ta bëjë Evropën apo botën më të qëndrueshme.

Në një video-konferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se planet e ndërmarra nga Finlanda për t’u bashkuar me NATO-n janë për “të ardhur keq”.

Po ashtu, ai shtoi se Finlanda kishte ndërmarrë “hapa jomiqësorë” kundrejt Rusisë.

I pyetur se çfarë forme do të kishte reagimi i Rusisë, Peskov tha:

“Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet ky proces i zgjerimit të NATO-s, nga shkalla në të cilën infrastruktura ushtarake lëviz më pranë kufijve tanë”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts