Kremlini: Asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën

13:11 30/03/2022

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se nuk ka vënë re asnjë përparim në bisedimet e paqes me Ukrainën. Peskov u shpreh se ka ende një periudhë të gjatë pune përpara.

“Kryenegociatori rus që udhëheq bisedimet e paqes do të japë një përditësim të mëtejshëm më vonë sot”, tha ai.

Raundi i fundit i bisedimeve të paqes në Turqi ka dhënë shpresa për optimizëm pasi Rusia tha se do të reduktonte ndjeshëm aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.

Por zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas janë skeptikë për një gjë të tillë. Ukraina ka thënë se pavarësisht premtimit rus, bombardimet kanë vazhduan në Chernihiv gjatë gjithë natës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.