Kremlini: Duhet progress në bisedime që Putin të takohet me Zelensky

13:03 21/03/2022

Rusia pretendon se ka treguar më shumë gatishmëri për bisedime se Ukraina

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë sjellë ndonjë progres të dukshëm.

Moska ka akuzuar Kievin për ngecje të bisedimeve duke i bërë propozimet të papranueshme për Rusinë. Por zyrtarët ukrainas thonë se Kievi është i gatshm të negociojë, por nuk do të dorëzohet apo të pranojë ultimatumet e Moskës.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se më parë duhet bërë një progres real  para se të ketë një takim të mundshëm midis presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Që të flasim për një takim midis dy presidentëve, duhet të bëhen detyrat e shtëpisë. Duhet të zhvillohen bisedime dhe të bien dakord për rezultatet e tyre“, tha Peskov. Peskov theksoi gjithashtu se Rusia ka treguar më shumë gatishmëri se negociatorët ukrainas për të punuar drejt një marrëveshjeje në bisedime.

Presidenti Zelensky ka bërë thirrje të vazhdueshme për bisedime me Rusinë. Për “CNN” ai paralajmëroi se nëse përpjekjet për negociata dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të Tretë Botërore“.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.