Kremlini kërkon që Ukraina të njohë Krimenë si ruse

14:36 07/03/2022

Rusia thotë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet e saj. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj dhe të tërhiqet nga çdo pretendim për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).

Ai shton se Rusia do të përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse këto kushte plotësohen, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në moment”.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk pretendon territor tjetër nga Ukraina.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në Mars 2014 dhe javë më vonë nisi mbështetjen e saj ndaj separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts