Kremlini kundër SHBA: Sanksionet e reja ndaj Moskës për gazsjellësin janë të paligjshme

Kremlini i ka konsideruar të paligjshme dhe të gabuara sanksionet e vendosura nga SHBA për gazsjellësin Nord Stream.

“Sanksionet kundër Nord Stream 2 janë vazhdimësi e gjuhës së njohur së sanksioneve. Kjo është gjuha e preferuar e Uashingtonit”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peshkov.

Ai gjithashtu është shprehur se ky është një vendim i gabuar dhe vjen pikërisht në një moment kur Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të rifillojnë dialogun.

“Ne e konsiderojmë të paligjshme dhe të gabuar veçanërisht pas përpjekjeve intensive për të rifilluar dialogun”, ka thënë ai.

‘SHBA njoftuan të hënën për vendosjen  e sanksioneve ndaj gazsjellësit Nord Stream’, ka thënë më tej sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Ndërkohë Uashingtoni kundërshton tubacionin prej 11 miliardë dollarësh që kalon nën Detin baltik duke anashkaluar Ukrainën për të transportuar gaz nga Arktiku i Rusisë në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.