Kremlini nuk e përjashton më pushtimin e qyteteve të mëdha

21:24 14/03/2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të përmbahej nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin.

Por në komentet e transmetuara në TV Rossiya 24, Peskov thotë se lufta urbane “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve”.

“Ministria e Mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë të vendosjes nën kontrollin e plotë të qendrave të mëdha të popullsisë… me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”, thotë Peskov.

Ai gjithashtu shprehet se zyrtarët e SHBA dhe BE “po e shtyjnë Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të vendosur përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, shton ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.