Kremlini: Rusia gati për të biseduar me Ukrainën për “statusin neutral”

14:32 25/02/2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, thotë BBC bazuar në raportimet e agjencisë zyrtare ruse RIA Novosti.

Por ai tha se kjo duhet të jetë rreth Ukrainës që të deklarojë “statusin neutral” dhe ku do të përfshijë “çmilitarizimin”. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar që të ketë bisedime me Vladimir Putinin, por deri më tani nuk ka indikacione se ai do të pranojë që të bisedojë nisur mbi këtë bazë kërkesash.

Minsku është shumë i rëndësishëm në historinë e konfliktit mes dy vendeve pasi atje janë nënshkruar marrëveshje të tjera në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që ka shpërthyer në vitin 2014.

Me pushtimin e Ukrainës, udhëheqësi i i Rusisë Putin duket se i ka thyer këto marrëveshje. Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahet asnjë negociatë derisa ushtria ukrainase të hedhë armët në tokë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.