
Në Tiranë u kremtua Dita Kombëtare e Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila festoi 93 vjetorin e bashkimit të territorit të saj.
Në fjalën që mbajti para të ftuarve, ambasadori i mbretërisë së Arabisë Saudite Faisal Ghazi Ismail Hifzi tha se që nga shpallja e bashkimit territorial në vitin 1932, Mbretëria e Arabisë Saudite ka shënuar arritje dhe falë punës së lidershipit të saj, ka korrur sukses në fushën politike, ekonomike dhe sociale.
Më herët, ambasadori Hifzi në një intervistë të rrallë për gazetarët shqiptarë jo më pak krenari tregoi për marrëdhëniet shumë të mira vëllazërorë mes dy vendeve tona.
“Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të mira vëllazërore. Po ta vini re, në fjalimet dhe deklaratat zyrtare të Mbretërisë, Shqipëria referohet gjithmonë si një vend ‘vëlla’ dhe jo thjesht vend ‘mik’. Kjo tregon se sa e rëndësishme dhe e afërt është Shqipëria për Arabinë Saudite. Gjatë periudhës së fundit marrëdhëniet kanë dëshmuar një zhvillim të dukshëm në një sërë fushash”.
Duke folur mbi mundësisë e investimeve nga mbretëria e Arabisë Sauditë në vendin tonë thotë se vlera mund të shkojë deri në qindra milionë dollarë që do të gjenerojnë punësim për shqiptarët.
“Mbretëria gjithashtu vendosi që Fondi Saudit për Investime Publike të eksploroje mundësitë e investimit në Shqipëri me një vlerë që varion midis 200-300 milionë dollarë amerikanë. Është me rëndësi të përmendet gjithashtu se ambasada pret herë pas here investitorë sauditë që vizitojnë Shqipërinë për të eksploruar mundësitë e disponueshme të investimit, vlera e disa prej të cilave arrin në 120 milionë euro. Këto investime do të krijonin padyshim mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë dhe do të kontribuonin në mbështetjen e ekonomive të të dy vendeve”.
Numri i turistëve nga Arabia Saudite në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe falë vendosjes së linjës direkte të kompanisë ajrore saudite “Flynas” që lidh Tiranën me qytetet më të rëndësishme të Mbretërisë. Duke cituar një fjalë të urtë shqiptare, ambasadori ka një ftesë për gjithë qytetarët shqiptarë të vizitojnë vendin e tij.
“Këtu dëshiroj t’i bëj një ftesë nëpërmjet jush, të gjithë qytetarëve shqiptarë që të vizitojnë Mbretërinë dhe të mësojnë për diversitetin gjeografik dhe mjedisor te saj dhe i siguroj se do të gjejnë një pritje të ngrohtë nga populli saudit, teksa ndajmë të njëjtat vlera të mikpritjes dhe bujarisë siç thotë edhe fjala e urtë shqipe ‘Shtëpia është e Zotit dhe e mikut’”.
Qeveria Saudite vendosi së fundmi të lejojë qytetarët shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë Mbretërinë, të marrin vizë me mbërritjen e tyre në aeroport përgjatë gjithë vitit.
Ambasadori Hifzi bën një pa panoramë të pozitës ndërkombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudit në arenën ndërkombëtare.
“Pozita ndërkombëtare e Mbretërisë dhe rëndësia e saj kanë shënuar rritje të konsiderueshme me kalimin e viteve edhe falë politikave të suksesshme ekonomike që ajo ka ndërmarrë, duke u bërë anëtare e G20, grupim që bashkon njëzet ekonomitë më të mëdha në botë. Aktualisht Mbretëria vijon rrugëtimin e saj të suksesshëm drejt zhvillimit, kjo falë politikave të saj qeverisëse”, tha Ambasadori i mbretërisë së Arabisë Saudite Faisal Ghazi Ismail Hifzi nga viti 2021.
Kohët e fundit Shqipërinë e ka vizituar ministri i Drejtësisë së Arabisë Sauditë, gjatë së cilës u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive të drejtësisë i cili synon shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e punës së përbashkët në fushën e drejtësisë, në një kohë kur Ministria e Drejtësisë në Mbretëri, ka digjitalizuar 100% të shërbimeve të pasurive të paluajtshme në botë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al