“Krenar për Strakoshën, Imobile më i miri”, Lorik Cana analizon Lacion: Hysaj erdhi në momentin e duhur








Lorik Cana ka folur për skuadrën e Lacios, në veçanti për futbollistët shqiptarë që luajnë aty, por dhe për tema të tjera. Në një prononcim për radion e klubit, ish-kapiteni i Kombëtares u fokusua tek protagonistët e ekipit të Sarrit.

cana

Elseid Hysaj

“Është ambientuar mirë, e kam parë në hapat e tij të parë në Serinë A kur ishte tek Empoli dhe më pas tek Napoli, ku bëri një rrugëtim të rëndësishëm. Ai është një djalosh që ka eksperiencë. Ka arritur në momentin e duhur dhe trajneri Sarri e di se çfarë mund të marrë prej tij. Këtu tek Lacio duhet të përpiqesh që të përmirësohesh, të japësh më të mirën nga vetja. Ai ka një performancë konstante dhe për mendimin tim, ai gjithmonë është i gatshëm. Ai ka avantazhin që luan në të djathtë.

Tomas Strakosha

“Tomas është rritur shumë, ai ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë për një portier të ri të kalojnë nga zgjedhje e tretë, në të parën. Tani ka mundësinë që të kthehet protagonist, Si një shqiptar që jam, jam shumë krenar për të.”

Imobile dhe Milinkoviç-Saviç

“Përtej admirimit dhe respektit për atë që ka bërë tek Lacio. Mendoj që Imobile është më i miri i historisë së këtij klubi. Ai është lojtar i nivelit të lartë dhe vazhdon të kërkojë më shumë. Milinkoviç është një xhevahir. Nuk kam pasur mundësinë që të luajë me të, por ka bërë mrekulli.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.