Krerët e BE-së më 6 prill do të vizitojnë Turqinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më 6 prill do të vizitojnë Turqinë.

Barend Leyts, zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian, Michel njoftoi nga llogaria e tij në median sociale datën se kur udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë vizitë në Turqi.

Ai tha se Michel dhe Von der Leyen më 6 prill do të takohen në Turqi me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Michel, pas Samitit të Liderëve të BE-së javën e kaluar duke mos deklaruar datë për vizitën tha se janë në kontakt me autoritetet turke për të zhvilluar një vizitë në Turqi brenda muajit prill.

Në takimin e Samitit të Liderëve të BE-së, u vendos forcimi i bashkëpunimit me Turqinë në çështjet të tilla si ekonomia, emigracioni, udhëtimet dhe kontaktet ndërmjet komuniteteve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *