Kreta goditet nga stuhi të fuqishme

kreta goditet nga stuhi te fuqishme

kreta goditet nga stuhi te fuqishme

21:12 16/10/2022

Përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme ndërsa dy persona kanë humbur jetën

Kreta është përfshirë nga përmbytje të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një 50-vjeçar dhe pasagjeri që po udhëtonin, humbën jetën pasi automjeti ra në një përrua dhe përfundoi në det, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Përmbytjet goditën bregun verilindor të ishullit duke sjellë shira të fuqishëm. Stuhitë e forta që goditën ishullin kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë. Autoritetet mbyllën aeroportin e Iraklion. 

Dëme u shkaktuan edhe në lindje të Kretës. Mbeturinat mbuluan plazhet dhe shumë shtëpi tani janë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve. Kërkimet vijojnë të kryen edhe nga ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve përgjatë vijës bregdetare si dhe me dron po ashtu edhe nga ajri.

Qindra thirrje për ndihmë për shkak të përmbytjeve iu drejtuan policisë dhe zjarrfikësve në Kretë dhe rojet bregdetare tashmë i janë bashkuar kërkimeve. Disa makina janë shkatërruar plotësisht.  Ishulli aktualisht ka mbetur pa ujë të pijshëm ndërsa dëmet vlerësohen miliona euro.

Mbrojtja Civile paralajmëroi banorët në pesë ishujt që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi ka parashikime për fenomene moti potencialisht të rrezikshme për 24 orët e ardhshme. Në Gusht të vitit 2020, mbi 2,000 shtëpi u dëmtuan në Evia ku humbën jetën tetë persona. 

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts