Kreu evazion fiskal dhe fshehu shumën e çmendur, ish-sulmuesi i njohur rrezikon gjashtë vite burg









Ish-sulmuesi i njohur norvegjez, Xhon Kerju rrezikon të shkojë në burg për evazion fiskal.

KERJU

42-vjeçari pritet të dalë në gjykatën e vendit të tij në fund të verës.

Ai akuzohet për shmangien e pagesës së rreth 500,000 paundësh midis vitit 2014 dhe 2019.

Norvegjezi akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar të ardhura prej rreth 1 milion paundësh në të njëjtën periudhë dhe se ka fshehur 27 milionë funte.

Dënimi maksimal për evazion fiskal është gjashtë vjet burg.

Xhon Kerju është i njohur në arenën e futbollit botëror, ku ka mbajtur veshur më parë fanellat e Romës, Uest Hemit, Aston Vilës, Stok Sitit, Valencias, Beshiktashit, Lionit dhe Rozenborgut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.