Kreu i Antiterrorit: Janë edhe 30 persona të tjerë në kampin Al Hawl. Një pjesë nuk janë bashkëpunues dhe i fshihen…










Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin për riatdhesimin e 19 shqiptarëve nga kampet e Al-Hawl në Siri.

Gledis Nano

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano, duke folur për mediat tha se në kamp janë ende 30 persona, duke shtuar se një pjesë e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat.

Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve.

Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë për rikthimin e tyre”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *