Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Paris, takohet me homologun francez Christophe Straudo: Ja fokusi i bisedës

kreu i ild se vizite zyrtare ne paris takohet me homologun francez christophe straudo ja fokusi i bisedes

































Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka zhvilluar një vizitë të shkurtër pune në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, ku është mikpritur nga homologu i tij Christophe Straudo.

ballina-1

Gjatë bisedës mes tyre, raportohet se Metani dhe  Straudo vlerësuan praktikën e shkëmbimit të eksperiencave ndër vite mes dy shërbimeve të inspektimit të Francës dhe Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin, si pjesë e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ).

Ata bashkëndanë idetë mbi rëndësinë e rolit të institucioneve që drejtojnë, sa i takon pavarësisë në punë dhe ndikimit në sistem, në forcimin e standardeve më të mira profesionale e të etikës sëmagjistratëve, si një kontribut real për forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe shteti i së drejtës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë gjithashtu zhvilloi një takim pune me prokurorin e përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë, Remy Heitz, i cili e njohu Metanin me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në Francë, edhe në rolin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendimmarrjen në procedimin disiplinor, në cilësinë e tij si kryetar i këtij Këshilli për prokurorët, e më tej për cështje të deontologjisë, në kuadër të funksionit të tij si zëvendës kryetar i bordit të Shkollës franceze të Magjistraturës.

Në takimin me gjyqtaren Valérie Delnaud, që drejton kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, u fol për sfidat e ngjashme të sistemit të drejtësisë në Francë dhe Shqipëri, si dhe eksperiencën franceze, që fokusohet tek procesi para-disiplinor, pra parandalimi, para sanksionimit disiplinor të magjistratëve.

Në funksion të kësaj qasje, Ministria franceze e Drejtësisë ka ngritur Kolegjin e Deontologjisë, që përbëhet nga personalitete jo vetëm të drejtësisë, nën drejtimin e një veterani të sistemit, magjistrati François Feltz, ish drejtues i Inspektoratit francez të drejtësisë, me të cilin z.Metani u ndal në cështje të etikës e deontologjisë së magjistratëve.

Cështje të deontologjisë së magjistratëve por edhe shkëmbimi i eksperiencave profesionale ishin në qendër të takimit që Inspektori i Lartë i Drejtësisë pati me drejtoren e Shkollës franceze të magjistraturës znj.Nathalie Roret. Drejtorja Roret e njohu z.Metani me projektin e afërm të bashkëpunimit me Shkollën shqiptare të Magjistraturës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts