Kreu i inteligjencës: Rusia synon ta ndajë Ukrainën në dysh

17:20 27/03/2022

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime.

Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e Vladimir Putinit janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë.

Nëse arrin ta lidhë atë territor, ai thotë se Putin më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës, e ngjashme më atë që ndodhi pas luftës së Koresë.

Por sipas Budanov një nga problemet kryesore të Rusisë është krijimi dhe mirëmbajtja e një korridori tokësor midis lindjes dhe Krimesë. Në mes qëndron Mariupoli “i pathyeshëm”.

Në çdo rast, parashikon gjenerali Budanov, ky pseudo-shtet do të ishte i paqëndrueshëm, duke pasur parasysh rezistencën e popullatës vendase./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *