Kreu i ISIS, intervistë me gazetaren e CNN, paralajmëron operacion rekrutimi: Largimi i trupave amerikane do na ndihmojë të përhapemi më shumë!

Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë.

Shefja e korrespondentes ndërkombëtare të CNN Clarissa Ward ka intervistuar një udhëheqës të ISIS-K i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ndërmarri sulme jashtë Afganistanit, ai thotë se nuk mund të flasë për këtë.

Ndërkohë që shprehet se largimi i trupave amerikanë do të lehtësojë punën e tyre.

“Largimi i trupave amerikanë dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të na ndihmojë më shumë të përhapemi. Ekziston në planet tona një operacion rekrutimi qe do te filloje sapo situata do të qetësohet”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *