Kreu i LDK-së refuzoi ta takonte, Bajram Begaj tregon ftesën që mori prej tyre: Kisha synim t’i bëja të gjithë bashkë! Nuk e arrita dot qëllimin


















Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku refuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

-640-0-begaj-1660639803

Begaj ka folur mbrëmjen e sotme në RTK në lidhje me këtë çështje duke theksuar se ka pasur një ftesë nga ana e partisë së Abdixhikut që vizita të bëhej në ambientet e tyre.

Por ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë për të mos krijuar diferencime në raport me takimet me drejtuesit e partive të tjera politike në Kosovë.

“Unë erdha në Kosovë për të biseduar në shtëpinë time si vëllai me vëllanë dhe për të gjetur rrugët e zgjidhjes. Këto takime doja t’i mbaja në Kuvend. Të gjitha partitë i kam ftuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas përgjigjes së LDK të dërguar në stafin tim, është se presidenti ishte i mirëpritur në godinën e LDK-që që të pritesha me nderimet e një presidenti. Ftesa ishte nga ana jonë. Unë erdha në Kosovë me ftesë të republikës së Kosovës. Dhe doja që takimet të bëheshin në këtë formë. Unë personalisht kam kërkuar që takimet të bëheshin të unifikuara. Nuk e arrita dot dhe i takova më vete secilin”, deklaroi Begaj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.