Kreu i Lëvizjes për Bashkim: Politika kosovare po noton në popullizëm, s’po i kupton ndryshimet në botë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar politikën kosovare, ndërsa thekson se ajo po noton në popullizëm.

Përmes një postimi në Facebook, Murati shton se qeveria nuk po i kupton ndryshimet në botë.

SHKRIMI I PLOTË NË FACEBOOK:
Një botë që po ndryshon
Duke e dëgjuar fjalimin e presidentit Biden me rastin e largimit të trupave amerikane nga Afganistani nuk mund të mos bie në sy:
– Përmendja periferike e koncepteve si demokracia dhe të drejtat e njeriut;
– Përqendrimi tek nocionet si ‘mbrojtja e interesave kombëtare vitale amerikane’.
– Paralajmërimi i rritjes së rivalitetit dhe ndeshjeve në shumë fronte me Kinën, Rusinë por edhe ballafaqimi me terrorizmin që është përhapur si kancer në shumë vende të botës (andaj edhe nevoja për të përqendruar forcat dhe jo humbur në luftëra të gjata si në Afganistan).
Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e popullizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *