
“Ukrainasit po bëjnë përparime dhe po fitojnë terren në kundërofensivën e tyre”, ka deklaruar gjatë një konference sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg komentoi situatën përpara një takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken këtë pasdite, por shtoi se është ende herët për të folur mbi rezultatet e kundërsulmit të Kievit.
NATO po përgatitet për samitin e liderëve në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku pritet të shtojë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al