Kreu i opozitës ruse i bën thirrje perëndimit të godasë korrupsionin

14:23 20/08/2021

Kritiku rus: Shtetet duhet ta vendosin korrupsionin  në krye të axhendës së tyre

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, iu ka bërë  thirrje vendeve perëndimore të luftojnë korrupsionin në nivel global, pasi sipas tij, ai është shkaku kryesor i shumicës së problemeve në botë.

Navalny argumentoi përmes  një artikull të shkruar nga qelia e tij e burgut se korrupsioni nuk është vetëm një problem i brendshëm për vendet përfshirë Rusinë, Eritrean, Mianmarin dhe Venezuelën, por se është padyshim një sfidë  globale .

Luftërat, varfëria, emigracioni, kriza klimatike dhe armët e shkatërrimit në masë si  dhe korrupsioni duhet të jenë prioritare për qeveritë  .

Ai u ankua se shumica e liderëve e shikojnë korrupsionin si një çështje të “axhendës dytësore” dhe megjithatë e fajësojnë atë për dështimet, “qoftë të tyret apo, më së shumti, ato të paraardhësve të tyre”.

Kritiku rus gjithashtu bëri thirrje për më shumë sanksione kundër individëve, përfshirë oligarkët, kryesisht atyre  pranë Putinit. Letra e tij u publikua  një ditë përpara përvjetorit të parë të helmimit të tij në Siberi me një agjent nervor e cila u botua më  pas  menjëherë nga disa media evropiane, përfshirë The Guardian, Le Monde dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok më 20 Gusht 2020, ndërsa po udhëtonte nëpër Rusi për të mbështetur kandidatët e opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare. Për helmimin ai  fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, por Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *