Kreu i PD, Lulzim Basha shfaqet pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR: Beteja do të vazhdojë deri në fitore



Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Luzim Basha ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (2)

Takimi u zhvillua në selinë blu ku i pranishëm ishte edhe Oerd Bylykbashi.

Pas përfundimit të takimit, kreu i PD, teksa iu përgjigj kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen ka deklaruar se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate  kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

“Pavarësisht një kuadri të zhvilluar ligjor që ekziston tashmë për ndalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, shumë figura publike vazhduan të bëjnë fushatë në kapacitetin e tyre zyrtar. Kjo, e kombinuar edhe me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të qeverisë para zgjedhjeve, i dha partisë në pushtet një avantazh të konsiderueshëm, thekson raporti.

FOTO LSA/ Basha dhe Bylykbashi pas takimit me shefen e misionit te OSBE-ODIHR

basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (2) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (1) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (3)

basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (4) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (5) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (7) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (9)

basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (8) basha-selia-pd-zgjedhjet-bylykbashi (6)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *