Kreu i Task Force për Vaksinat: Imuniteti i tufës në Europë pritet të arrihet nga mesi i korrikut

Imuniteti i tufës nga COVID-19 pritet të arrihet nga mesi i korrikut, deklaroi eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm dhe kreu i Task Force për Vaksinat, Thierry Breton.

Duke folur për radion franceze RTL, Breton tha gjithashtu se vera e ardhshme pritet “të jetë e ngjashme me atë të vitit të kaluar, falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Europian”.

Zyrtari europian sqaroi se pasaporta e parë shëndetësore europiane do të jetë në dispozicion në të gjithë BE-në brenda dy-tre muajve. Ajo do të jetë e disponueshme si dokument fizik, ashtu edhe dixhital në smartphone, ku do të paraqitet një kod QR dhe lloji i vaksinës së kryer.

Për ata që janë vaksinuar ende ose nuk kanë dashur të bëjnë vaksinën e COVID-19, në certifikatë do të jetë rezultati i testit të fundit të kryer.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *