Krijohet prokurori AI

20:16 26/12/2021

Shkencëtarë në Kinë thonë se kanë arritur të ndërtojnë një makinë prokuror, e cila përdor inteligjencën artificiale për të ngritur akuzat. Sistemi është në gjendje të ngrejë një akuzë me 97 % saktësi, nëse i jepen të dhënat verbale të ngjarjeve.

Sipas ekspertëve, makina u trajnua duke përdorur informacionet e mbledhura për më shumë 17 mijë çështje nga viti 2015 deri në 2020-n dhe mund të ngrejë akuzat në mënyrë korrekte për 8 prej krimeve më të zakonshëm në Shangai, përfshirë mashtrim me karta krediti, vjedhje, etj.

Prokurori AI (Inteligjencë Artificiale) u zhvillua dhe u testua nga prokuroria me ngarkesën më të madhe në Kinë. Ky sistem punon duke identifikuar dhe ngritur akuza tek një i dyshuar bazuar në 1 mijë tipare të përftuara nga përshkrimi i çështjes që i vihet në dispozicion.

Sipas një prej shkencëtarëve kryesor në këtë projekt, Shi Yong, sistemi mund të jetë një ndihmë e madhe për punën e përditshme të prokurorëve dhe t’u japë atyre më shumë mundësi për t’u fokusuar në çështje me rëndësi.

Yong dhe grupi i tij kërkimit në Akademinë Shkencore Kineze, thonë se kjo teknologji pritet që të bëhet edhe më e avancuar në mënyrë që në të ardhmen të arrijë të identifikojë krime të tjera dhe të ngrejë akuza të shumta ndaj një të dyshuari.

Megjithatë, skeptikët ngrenë pyetjet se çfarë do të ndodhë nëse sistemi bën një gabim: “Kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse ndodh një gabim? Prokurori, makina apo dizenjuesi i algoritmit?”./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *