Krijohet testi i shpejtë për mutacionet e Covid-19

09:32 02/04/2021

Pajisja mund të egzaminojë për 15 minuta 96 kampione nga mutacionet që njohim aktualisht

Krijohet testi i shpejtë për diagnostikimin e varianteve të ndryshme Covid. Madje në pak minuta është në gjendje të zbulojë edhe infeksione të tjera që mund të jenë në organizëm.

Testin e ri e kanë krijuar kërkuesit e Universitetit të San Diegos, që e kanë emërtuar ‘Nirvana’, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Med’.

Në artikull është përshkruar edhe një pajisje e vogël që është në gjendje të mbaje dhe ekzaminojë 96 kampione në të njëjtën kohë, dhe arrin të diagnostikojë në vetëm 15 minuta Sars Cov 2. Madje edhe të sekuencojë e të nxjerrë rezultatin cili mutacion është.

Mutacionet janë ato që sjellin më pas krijimin e varianteve, si ato që njohim aktualisht, ndër të cilët variant anglez, ai brazilian, i Afrikës së Jugut etj.

Studiuesit thonë se një test i tillë portativ mund të përdoret kryesisht në shkolla, aeroporte, porte dhe mund të jetë shumë praktik për diagnostifikim të shpejtë e efikas.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *