“Krijoi në një regjim plot kufizime”- Ilir Meta shpreh ngushëllime për vdekjen e kineastit: Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese


















Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kineastit të njohur Kristaq Dhamo, i cili u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

meta

Me anë të një postimi në Facebook, ish- Kreu i Shtetit thotë se Dhamo la trashëgimi shumë filma me vlera të mëdha artistike.

Meta thekson se megjithëse ai punoi dhe krijoi në një regjim plot kufizime, arriti që të jepte mesazhe frymëzuese përtej fasadave të rreme ideologjike.

“Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.

Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.

Falë talentit dhe punës plot pasion, megjithëse krijoi në një regjim plot kufizime, Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke lënë pas vepra të çmuara dhe një kontribut të paharruar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Dhamo, kolegëve dhe artdashësve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.