Krim i rëndë në familje, vëllai vret me thikë motrën 34-vjeçe, bashkëshorti sheh gjithë skenën makabre

Një 34-vjeçare italiane është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i saj.

Mediat italiane raportojnë se Alice Scagni doli në rrugë për të takuar vëllanë e saj, por pas një debati të ashpër, Alberto Scagni nxori nga xhepi një thikë dhe e goditi disa herë.

Fqinjët kanë njoftuar menjëherë patrullën e policisë dhe ambulancën, por e reja kishte ndërruar jetë në vend.

Dyshohet se dëshmitarë i kësaj ngjarjeje horror ka qenë dhe bashkëshorti i viktimës.

Autori i krimit ka tentuar që të arratiset, por është arrestuar pak  metra larg vendit të krimit.

Referuar mediave fqinje, sherri i mbrëmshëm që përfundoi në fatal për të renë, nuk ka qenë i vetmi me të vëllanë, pasi edhe në të shkuarën ata kanë pasur marrëdhënie të tensionuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.