Krim i rëndë në Itali, rumuni gjendet i vrarë me fyt të prerë në banesë

krim i rende ne itali rumuni gjendet i vrare me fyt te prere ne banese
krim i rende ne itali rumuni gjendet i vrare me fyt te prere ne banese

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Caselle Lurani, në zonën e Lodit në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima ka plagë të shkaktuara nga goditja e thikës në fyt. Karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes pas alarmit që dhanë fqinjët e viktimës.

Nga dyshimet e para, mendohet se bëhet fjalë për vrasje.

Viktima, me kombësi rumune, jetonte me dy persona të tjerë në banesë, një prej të cilëve italian. Ky i fundit ndodhet aktualisht në polici ku po jep sqarimet e tij, ndërkohë shoku tjetër ishte larguar nga vendngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts