Krim në familje në Itali, babai vret vajzën në ditën e lindjes, e më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë. Një baba 88 vjeç ka vrarë vajzën e tij, pikërisht në ditëlindjen e saj të 60-ë.
Stelvio Cerqueni qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshjeje dhe më pas, me të njëjtën armë vrau veten.

Babai dhe vajza nuk jetonin bashkë, ndërsa të dy janë lindur në Serbi dhe janë zhvendosur në Friuli Venezia Giulia.
Dorjana Cerqueni jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti.

Çifti kishte një dyqan mobiliesh, vendi i të cilit nuk ishte larg nga shtëpia në të cilën jetonin.
Baba e bijë kanë pasur disa mospajtime në të kaluarën dhe shkak i vrasjes mund të jetë ky.

I pari që ka parë ngjarjen ishte djali i të ndjerës, Paolo, i cili ishte në shtëpi dhe sapo dëgjoi zhurmën e armës doli jashtë.

Viktima ka edhe një djalë të dytë, Michele, i cili është mjek dhe këto ditë ishte me pushime në Sardenjë.
Paolo Nicoletti telefonoi ambulancën, por të dy nuk mundën t’i mbijetonin plagëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *