Krim në prag zgjedhjesh/ Dy të vrarë dhe një i plagosur, viktimat kandidati për kryetar komune në Pejë dhe zyrtari i PDK-së

Tronditet Peja. Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.

Telegrafi mëson se njëri prej viktimave është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj, ish-kandidat për kryetar në Deçan.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin. Ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit të plagosur si dhe rrethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë më 17 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *