“Krimet e luftës të papranueshme, po ndodhin në tokën europaine”/ Macron refuzon të përdorë termin gjenocid: Nuk i shërben bisedimeve të paqes

Presidenti francez Emmanuel Macron, refuzoi t’i përshkruante veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid.

Macron është pyetur gjatë një interviste televizive në Francë, ku edhe ka folur për situatën në Ukrainë.

I pyetur nëse ai, si presidenti amerikan Joe Biden do të përdorte termin gjenocid për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sepse sot këta dy popuj, ukrainasit dhe rusët janë vëllezër.

“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”, ka thënë më tej Macron, duke shtuar: “Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po shohim krime që janë të paprecedent , po ndodhin në tokën tonë, në tokën europiane”.

Më tej ai vuri në dukej edhe bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.