Krimi makabër/ Fermeri britanik vrau gruan për të jetuar me të dashurën, trupin e fshehu në një gropë septike për 37 vite

Një fermer britanik është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij 37 vite më parë.

David Venables, 89 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Brenda Venables, në atë kohë 48-vjeç, dhe eshtrat i fshehu në një gropë septike në shtëpinë banesën ku jetonin pas martesës, në Quaking House Farm, në Kempsey, Worcs.

Arsyeja e vrasjes, sipas The Mirror, ishte që autori të arratisej me dashnoren e tij, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

Eshtrat e Brendës u gjetën vetëm në vitin 2019, ndërkohë që rezultonte e zhdukur prej 37 vitesh. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në maj të vitit 1982.

Në gjyq autori u shfaq i qetë dhe nuk tregoi asnjë emocion pas shpalljes së vendimit.

Ai pretendoi se eshtrat e gjetura nuk janë të ish-bashkëshortes së tij dhe se nuk ka mundësi që eshtrat të ishin aty prej gati katër dekadash. Kjo pasi autori pretendoi se e kishte pastruar tre herë gropën septike që atëherë dhe nuk kishte gjetur asgjë.

David tha se nëse do ta dinte diçka të tillë, do ta kishte shitur fermën me kohë pasi do të ishte e sigurt që një ditë e gjithë ngjarja do të zbulohej.

Venables tha se përpara se të zhdukej, Brenda kishte qenë mjaft e dëshpëruar dhe shumë e zhgënjyer për faktin që çifti nuk po arrinte të bënte një fëmijë.

Duke përshkruar ditën kur ajo u zhduk, Venables tha se ai ishte zgjuar një mëngjes dhe thjeshtë nuk e kishte gjetur gruan e tij në shtrat, ndërsa kishte supozuar se kishte ngritur pak më herët dhe kishte shkuar në kuzhinë të përgatiste një çaj.

“Shkova të kontrolloja por ajo nuk ishte. Mendova mos kishte shkuar të vizitonte ndonjë shoqe, por asnjë shenjë të saj nuk gjeta askund. Më pas raportova zhdukjen në polici dhe kërkova që të nisnin kërkimet për të. Kontakti im me të ka qenë mbrëmjen para se të raportoja zhdukjen. Pastaj nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur me të”, tha ai.

Ndërkohë prokurori Michael Burrows ka zbuluar në gjyq se David kishte një lidhje me të dashurën e tij ndërsa ishte i martuar, dhe se dëshironte që ish-bashkëshortja “të largohej nga rruga e tyre”. Kjo sipas tij tregohet edhe nga lidhja e gjatë e David pas zhdukjes së Brendës.

Prokurori vuri në dukje gjithashtu se David e dinte se gropa septike ishte vendi ideal për fshehjen e trupit, edhe për faktin se ishte i izoluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.