Kriminaliteti me motive politike shënon rritje

09:31 05/05/2021

Veprat penale me motive politike shĂ«nojnĂ« rritje nĂ« Gjermani, ka konfirmuar ministri i PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« GjermanisĂ«, Horst Seehofer nĂ« prezantimin e raportit vjetor. Ka “tendenca tĂ« qarta tĂ« brutalizimit”, tha ai.

Në Gjermani në vitin 2020 janë më shumë vepra penale me sfond politik se në 10 vitet e kaluara, kjo megjithëse shumica e njerëzve në vitin e pandemisë kanë qëndruar në shtëpi. Në statistikën vjetore të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA që u prezantua të martën në Berlin bëhet e ditur se gjithsej ka pasur 44.692 vepra penale me motive politike, ose 8,56% më shumë se viti paraardhës.

Ka “tendenca tĂ« qarta tĂ« brutalizimit”, tha ministri gjerman i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Horst Seehofer nĂ« prezantimin e raportit nĂ« Berlin. ShqetĂ«suese Ă«shtĂ« “rritja e dukshme e veprave tĂ« dhunshme me motive ekstremiste tĂ« majta”, tha Seehofer.  Dhuna me motive ekstremiste tĂ« majta ka njĂ« rritje me 45%, nĂ« 1526 delikte vitin e kaluar, thekson statistika. Kurse aktet e dhunĂ«s me motive ekstremiste tĂ« djathta janĂ« regjistruar me 1.092 raste. NdĂ«r veprat penale me motive politike, policia ka renditur ndĂ«r tĂ« tjera lĂ«ndimin trupor, shkelje tĂ« ligjit tĂ« grumbullimit dhe propagandĂ« nxitĂ«se. Edhe dhuna ndaj shtetit, simboleve tĂ« tij, qendrave tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ« ka shĂ«nuar rritje. Aktet e dhunĂ«s vitin e kaluar kanĂ« pasur lidhje edhe me pandeminĂ« e CoronĂ«s. Landet gjermane kanĂ« njoftuar 3.559 akte dhune me motive politike qĂ« lidhen me pandeminĂ« si shkelje tĂ« ligjit tĂ« grumbullimit apo lĂ«ndime trupore.

Edhe dhuna kundër policisë është rritur vitin e kaluar. 900 raste dhune kundër policisë, shënon statistika. Po ashtu dhuna islamiste mbetet një kërcënim serioz, tha Seehofer. Rreth 533 islamistë llogariten si të rrezikshëm. Ekstremizmi në të gjitha format mbetet një kërcënim dhe kërkon angazhimin e të gjitha instancave, theksoi ministri i Brendshëm gjerman. Judith Porath, kryetare e Shoqatës së Qendrave të Këshillimit të Viktimave u shpreh lidhur me statistikën e BKA-së, se nuk janë të plota shifrat e dërguara nga autoritetet e policisë së landeve për dhunën ekstremiste të djathtë, atë raciste apo antisemitiste. Ajo përmendi si shembull goditjen e rëndë me thikë ndaj një algjeriani që gabimisht nuk u regjistrua si sulm racist./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *