‘Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen’, Vjosa Osmani: Edhe këtë vit po kremtojmë në rrethana sfiduese! T’i shtrijmë dorën njerëzve në nevojë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët për Krishtlindje.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Osmani shprehet se edhe për këtë vit festa Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, duke shtuar se kjo është një arsye më shumë për të pasur besim e mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu Osmani thekson se Krishtlindja është simbol i fitores mbi vdekjen, ndaj edhe duhet inkurajim e tolerancë për jetën.

Mesazhi i Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani:

Edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj kemi nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.

Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë.

Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë.

Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje!

Për shumë mote, Gëzuar!

Osmani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.