Krishtlindje në Betlehem nën hijen e rëndë të pandemisë

14:56 24/12/2021

Një prej festave më të rëndësishme të kalendarit Kristian, ajo e Krishtlindjes do të festohet pa turistë në Betlehem.

Në vendin e lindjes së Jezu Krishtit po nisin festimet të cilat po zhvillohen mes kufizimeve të COVID-19 dhe frikës nga varianti Omicron. Qytetarët  shpresonin se varianti i ri nuk do të prishte një Krishtlindje tjetër, por vendi i shenjtë do të jetë i mbyllur për të gjithë vizitorët e huaj.

Megjithatë, drejtuesit e qytetit ikonë thonë se do të vazhdohet  me festimet. Patriarku latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, do të udhëheqë festimet e reduktuara, por eventet tradicionale nuk do të mungojnë. Edhe presidenti 86-vjeçar palestinez Mahmoud Abbas do të mungojë në meshën vjetore të mesnatës në kishë.

Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindja e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit por varianti Omicron shoi të gjitha këto shpresa.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *